Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KEDS njofton ndërprerje të rrymës të martën në disa rajone të Kosovës

Qendra Info by Qendra Info
19/05/2026
in Lajme
0
KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë: Kufizim i ngarkesës për shkak të mungesës së nominimeve nga KESCO
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të martën, më 19 maj 2026, do të realizohen punime për mirëmbajtje dhe siguri të sistemit energjetik, çka do të shkaktojë ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike në disa komuna të vendit.

Sipas njoftimit, ndërprerjet do të prekin rajonet e Prishtinës, Pejës, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjilanit.

Në Prishtinë, pa energji do të mbesin disa fshatra si Sharban, Tërrnavë, Bellopojë, Breznicë, Kozaricë dhe Barilevë, kryesisht nga ora 10:00 deri në 15:30.

Rajoni i Pejës do të jetë ndër më të prekuri, me ndërprerje në Rugovë, Istog, Dubravë, Rakosh, Vrellë, Cerrcë, Lubozhdë, Studenicë dhe zona të tjera, ku disa punime do të zgjasin deri në ora 16:00.

Në Ferizaj, ndërprerje do të ketë në zonën e Ujëvarës, si dhe tek disa biznese përgjatë magjistrales për shkak të projekteve investive.

Në Mitrovicë, pa rrymë do të mbesin Taraxha, Liqej dhe Brusniku, ndërsa në rajonin e Gjilanit ndërprerjet do të përfshijnë lokalitete si Meshina, Buchenica, Strezovci, Krileva, Rahovica, Careci dhe Vaganeshi.

KEDS ka bërë të ditur se punimet po kryhen për mirëmbajtje preventive, eliminim të defekteve dhe ndërhyrje teknike në rrjetin energjetik.

Related

Previous Post

Mot i paqëndrueshëm të martën në Kosovë, rikthehen reshjet lokale të shiut

Next Post

Kurti për Osmanin: Ka ambicie politike dhe do pushtet, është legjitime në demokraci

Next Post
Pesë ditë afat: VV në pritje të konsensusit për presidentin, opozita fajëson Kurtin

Kurti për Osmanin: Ka ambicie politike dhe do pushtet, është legjitime në demokraci

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.