Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti për Osmanin: Ka ambicie politike dhe do pushtet, është legjitime në demokraci

Qendra Info by Qendra Info
19/05/2026
in Lajme
0
Pesë ditë afat: VV në pritje të konsensusit për presidentin, opozita fajëson Kurtin
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani ka ambicie politike dhe synon pushtetin, duke theksuar se kjo është krejtësisht legjitime në një sistem demokratik.

Në një intervistë për “Interaktiv” në KTV, Kurti tha se hyrja e Osmanit në garën politike është e qartë dhe e pritshme.

“Unë e di që presidentja Osmani ka ambicie politike. Ajo do pushtet. Është krejt në rregull, është plotësisht legjitime në demokraci. Për këtë është gara politike. Shumë mirë që ka hyrë në garë politike”, deklaroi Kurti.

Ai ritheksoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk e mbështet Osmanin për një mandat tjetër presidencial, duke argumentuar se posti i presidentit duhet të qëndrojë jashtë skenës aktive partiake.

Kurti reagoi edhe ndaj deklaratave të Osmanit lidhur me bazën ushtarake amerikane Bondsteel, ku ajo kishte përmendur çështjen e qirasë.

“Bondsteel nuk i ka borxh askujt, sepse pronat private që i ka marrë në shfrytëzim tashmë paguan qira”, tha ai.

Më tej, Kurti akuzoi opozitën dhe indirekt edhe Osmanin se po përdorin raportet me SHBA-në për ta sulmuar politikisht.

“Po duket që po, po e bën edhe Osmani. Blloku opozitar e ka metodë të gabueshme që ta marrë Amerikën për ta goditur kryeministrin e Kosovës”, u shpreh ai.

Sa i përket pretendimeve të Osmanit për takime të fshehta me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe emisarin Miroslav Lajçak, Kurti i mohoi kategorikisht.

“Me presidentin e Serbisë nuk jam takuar asnjëherë vetëm në dhomë veçmas. Gjithmonë ka pasur persona të tjerë prezentë dhe mbajtje shënimesh”, deklaroi ai.

Në fund, Kurti foli edhe për raportin me opozitën, duke thënë se asnjë kryeministër nuk e ka respektuar opozitën më shumë se ai.

“Mua më ndiqnin me polici kur isha në opozitë. Ma thyenin banesën çdo vit”, tha Kurti.

Related

Previous Post

KEDS njofton ndërprerje të rrymës të martën në disa rajone të Kosovës

Next Post

Sami Lushtaku paralajmëron padi ndaj Kurtit: Po vazhdon me gënjeshtra dhe shpifje publike ndaj meje

Next Post
Sulmi ndaj Hysni Mehanës, ndalohen dy persona për 48 orë – Sami Lushtaku s’i përgjigjet Prokurorisë

Sami Lushtaku paralajmëron padi ndaj Kurtit: Po vazhdon me gënjeshtra dhe shpifje publike ndaj meje

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.