Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti: Nga 1 qershori shtesat për lehonat rriten në 500 euro

Qendra Info by Qendra Info
22/05/2026
in Lajme
0
Kurti: Nga 1 qershori shtesat për lehonat rriten në 500 euro
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria ka marrë vendim për rritjen e shtesave për gratë lehona, duke njoftuar se nga 1 qershori i këtij viti përfitimet mujore do të arrijnë në 500 euro.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti tha se mbështetja për lehonat është rritur gradualisht gjatë mandatit të qeverisë së tij, duke theksuar se më parë nuk kishte pagesa të tilla.

“Derisa me qeverisjet e kaluara shtesat për lehona ishin zero, për herë të parë e nisëm duke paguar nga 170 euro për gjashtë muaj për lehonat e papuna dhe tre muaj për të punësuarat. Shtesat i nisëm aq sa ishte paga minimale, kurse në maj të vitit të kaluar i rritëm në 325 euro”, deklaroi Kurti.

Ai shtoi se me rritjen e pagës minimale në vend, qeveria ka vendosur ta rrisë edhe mbështetjen për lehonat.

“Sivjet pagën minimale e rritëm përsëri. Nga 1 korriku ajo bëhet 500 euro. Edhe në këtë maj po i rrisim shtesat për lehona, nga 325 në 500 euro në muaj”, u shpreh ai.

Sipas njoftimit, ndryshimi pritet të hyjë në fuqi nga 1 qershori dhe paraqet rritjen më të fundit të mbështetjes financiare për gratë pas lindjes.

Related

Previous Post

Çajrat që mund të ndihmojnë kundër baktereve në urinë, ekspertët: Nuk zëvendësojnë trajtimin mjekësor

Next Post

Qeveria miraton pakon “Inflacioni 2.0”, Kurti: Mbështetje financiare për pensionistë, punëtorë, fëmijë dhe studentë

Next Post
Qeveria miraton pakon “Inflacioni 2.0”, Kurti: Mbështetje financiare për pensionistë, punëtorë, fëmijë dhe studentë

Qeveria miraton pakon “Inflacioni 2.0”, Kurti: Mbështetje financiare për pensionistë, punëtorë, fëmijë dhe studentë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.