Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti për bisedimet me LDK-në: Do t’i shfrytëzojmë ditët e mbetura, javën e ardhshme do të merret vesh gjithçka

Qendra Info by Qendra Info
02/08/2026
in Lajme
0
Gazi amerikan, Kurti nuk u përgjigjet thirrjeve: “Po shqyrtojmë furnizimin përmes Shqipërisë”.
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se do të vazhdojnë përpjekjet për të shfrytëzuar ditët e mbetura para seancës konstituive të Kuvendit, me synimin që të jenë sa më të përgatitur për formimin e institucioneve të reja.

I pyetur nëse do të vazhdojë bisedimet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për arritjen e një marrëveshjeje, Kurti tha se ende nuk mund të parashikohet rezultati, por theksoi se ekziston vullneti për të vazhduar dialogun.

“Do të përpiqemi që t’i shfrytëzojmë këto ditë, në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur kur fillon seanca për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të. Mirëpo nuk mund ta parashikojmë ende rezultatin, nuk do të mungojnë përpjekjet. Ekziston edhe interesimi, edhe vullneti, edhe gatishmëria, por në javën e ardhshme marrim vesh gjithçka”, deklaroi Kurti për Ekonomia Online, pas pritjes së organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje për mërgimtarët në Prishtinë.

Haziri: LDK është përballë ofertës së LVV-së

Një ditë më parë, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, bëri të ditur se në kuvendin partiak të mbajtur më 20 korrik është arritur pajtim që LDK të shqyrtojë bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve të reja.

Sipas Hazirit, pavarësisht dallimeve të brendshme në parti, LDK tashmë është përballë ofertës së partisë fituese të zgjedhjeve për një marrëveshje qeverisëse.

Ai rikujtoi edhe parimet që LDK i ka vendosur si bazë për një marrëveshje të mundshme me LVV-në:

  • marrëveshje për të gjitha institucionet ose asnjë;
  • dakordim për agjendën shtetërore dhe programin qeverisës;
  • politika sektoriale në interes të vendit;
  • ndarje e qartë e përgjegjësive institucionale.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është caktuar të mbahet më 6 gusht, ndërsa pritet të jetë vendimtare për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nisjen e procesit për formimin e institucioneve të reja.

Related

Previous Post

Gjenden dy të rinjtë që humbën në malet mes Shtërpcës, Ferizajt dhe Suharekës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.