Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kuvendi mban sot dy seanca plenare, në rend dite buxheti 2027 dhe rishqyrtimi i Ligjit për Specialen

Qendra Info by Qendra Info
19/11/2026
in Lajme
0
Kuvendi formon Komisionin Ad Hoc për përzgjedhjen e katër anëtarëve të Bordit të RTK-së
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot dy seanca plenare, në të cilat do të trajtohen çështje me rëndësi institucionale dhe publike. Në mesin e pikave kryesore janë rishqyrtimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, shqyrtimi i parë i Projektbuxhetit për vitin 2027 dhe zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Seanca e parë, e cila është vazhdim i një seance të mëparshme, pritet të nisë në orën 10:00. Në rend dite janë tri çështje kryesore: gjendja në sektorin e shëndetësisë, furnizimi dhe çmimi i energjisë elektrike, si dhe ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Gjatë kësaj seance, deputetët pritet të votojnë rezolutën për gjendjen në shëndetësi, pas interpelancës me ministrin Arben Vitia. Rezoluta lidhet me rastin e pacientes me kancer të gjirit, e cila kishte mbetur për katër muaj pa terapi, si dhe me mungesën e barnave onkologjike.

Në votim do të jetë edhe propozim-rezoluta që buron nga mocioni përmbajtjesor lidhur me planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Një nga pikat më të rëndësishme të seancës është rishqyrtimi i Ligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Ky ligj i është kthyer Kuvendit nga presidentja e Kosovës për rishqyrtim dhe synon kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale.

Seanca e dytë në orën 11:00, në rend dite Buxheti 2027

Seanca e dytë plenare, e rregullt, pritet të nisë në orën 11:00.

Vëmendje të veçantë pritet të marrë shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 11/L-028 për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2027.

Po ashtu, deputetët do të zhvillojnë procesin e zgjedhjes së katër anëtarëve të Bordit të RTK-së: dy nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet e tjera joshumicë.

Në rend dite është përfshirë edhe rekomandimi për shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu propozimin e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zëvendësimin e një anëtari në Komisionin Parlamentar Hetimor për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe trajtimin institucional të dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Seanca e dytë do të nisë me miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe parashtrimin e pyetjeve parlamentare.

Related

Previous Post

Shqipëria miraton në parim Buxhetin 2027 prej 10 miliardë eurosh, opozita voton kundër

Next Post

Inspektorati i Punës paralajmëron për rrezikun nga erërat e forta, kërkon masa për mbrojtjen e punëtorëve

Next Post
Inspektorati i Punës paralajmëron për rrezikun nga erërat e forta, kërkon masa për mbrojtjen e punëtorëve

Inspektorati i Punës paralajmëron për rrezikun nga erërat e forta, kërkon masa për mbrojtjen e punëtorëve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.