Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Limaj: NISMA synon shkrirjen me PDK-në, Hamza kandidati më i mirë për kryeministër

Qendra Info by Qendra Info
08/05/2026
in Lajme
0
Limaj: Zgjedhja e Rashiqit është anti-kushtetuese
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se partia që ai drejton është e interesuar për një shkrirje politike me Partia Demokratike e Kosovës, me qëllim të krijimit të një formacioni të përbashkët politik për zgjedhjet e ardhshme.

Në emisionin “Debat Plus”, Limaj tha se synimi është bashkimi i votës së elektoratit që ndan të njëjtin vizion politik.

“Jemi të interesuar të bëjmë një listë të përbashkët që të maksimalizojmë vullnetin e atyre që besojnë si ne. Ne jemi të interesuar që të shkrihemi në një formacion të vetëm. Ta bashkojmë votën me shpresën që nesër të ofrohet mundësia të qeveriset me vendin”, deklaroi Limaj.

Ai shtoi se Bedri Hamza është kandidati më i përshtatshëm për postin e kryeministrit.

“Hamza është kandidati më i mirë për kryeministër”, u shpreh ai.

Limaj komentoi edhe deklaratat dhe qasjen politike të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke i cilësuar ato si populiste dhe të papërshtatshme për një burrështetas.

“E bën për popullizëm, janë për muhabetet e kafeve dhe odave. Sjellja e tij duhet të jetë e burrështetasve. Tha ‘veç unë e dua Kosovën’, e ka pru në rrafshin e odave”, tha Limaj.

Ai shtoi se marrëveshjet politike nuk duhet të stigmatizohen si “pazar”, duke theksuar se negociatat janë pjesë normale e politikës.

“Ka bërë mirë që i ka thënë këtë. Kemi negociuar, ka marrëveshje ose nuk ka. Kur bëhet marrëveshja, a quhet pazar? Pallavrat nuk shkojnë më”, deklaroi ai.

Duke folur për zgjedhjet e parakohshme, Limaj tha se përgjegjësia për ta çuar vendin në zgjedhje i takon partisë që ka shumicën parlamentare.

“Vendin në zgjedhje e dërgon partia që e ka shumicën. Vetëm shumica e ka kapacitetin për këtë mundësi”, tha kreu i Nismës.

Related

Previous Post

KEDS njofton ndërprerje të rrymës të premten në disa rajone të Kosovës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.