Të shtunën në Kosovë pritet të mbajë mot jo-stabil, me alternime mes intervaleve me diell dhe vranësirave të shpeshta lokale, të shoqëruara me reshje të herëpashershme shiu.
Sipas parashikimeve, në shumë rajone nuk priten reshje, megjithatë në disa zona të vendit, kryesisht gjatë orëve të pasdites, mund të zhvillohen rrebeshe lokale shiu të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima.
Rajoni i juglindjes së Kosovës mbetet më i favorizuar për paraqitjen e reshjeve më intensive dhe aktivitetit më të theksuar atmosferik.
Temperaturat do të mbeten pothuajse të pandryshuara, me vlerat minimale që pritet të zbresin në 12°C, ndërsa maksimalet gjatë ditës do të arrijnë deri në 24°C.

