Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 e ditës së sotme.
Sipas njoftimit të ministrisë, nafta është shtrenjtuar me 1 cent, duke arritur në 1.78 euro për litër, krahasuar me ditën e djeshme.
Ndërkohë, benzina është liruar me 1 cent, ndërsa çmimi maksimal i saj është caktuar në 1.50 euro për litër.
Edhe gazi (LPG) mbetet me çmim maksimal prej 0.60 euro për litër.
Çmimet maksimale të derivateve:
- Naftë (Diesel): 1.78 €/litër (+1 cent)
- Benzinë: 1.50 €/litër (-1 cent)
- Gaz (LPG): 0.60 €/litër (pa ndryshim)
Ministria ka bërë të ditur se këto çmime janë në fuqi duke filluar nga ora 10:00 dhe vlejnë deri në publikimin e vendimit të radhës.

