Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Shqipëria u refuzon hyrjen tre zyrtarëve të VLEN-it, koalicioni kërkon përgjigje zyrtare

Qendra Info by Qendra Info
09/07/2026
in Lajme
0
Shqipëria u refuzon hyrjen tre zyrtarëve të VLEN-it, koalicioni kërkon përgjigje zyrtare
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Koalicioni VLEN ka reaguar pas incidentit të raportuar në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku tre zyrtarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut pretendojnë se janë ndaluar për rreth një orë dhe më pas janë përballur me refuzimin e hyrjes në territorin e Shqipërisë, pa u dhënë asnjë shpjegim zyrtar.

Sipas deklarimeve të zyrtarëve, në udhëtim ndodheshin koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hasim Murtezani. Ata theksojnë se ishin të pajisur me pasaporta diplomatike dhe se fillimisht u mbajtën për më shumë se një orë në kufi pa ndonjë arsyetim.

Sipas tyre, autoritetet shqiptare fillimisht i lejuan të vazhdonin rrugën, ndërsa njërit prej shoqëruesve të tyre, që udhëtonte me automjetin e dytë, iu refuzua hyrja në Shqipëri. Për këtë arsye, ata vendosën të kthehen drejt Maqedonisë së Veriut.

Zyrtarët pretendojnë se gjatë kthimit janë informuar nga policia kufitare se, bazuar në komunikimin me autoritetet shqiptare, ndalimi i hyrjes vlente edhe për të tre, megjithëse më herët ishin lejuar të kalonin. Ata thonë se deri më tani nuk kanë marrë asnjë vendim apo dokument zyrtar që shpjegon arsyet e këtij veprimi.

Në reagimin e tyre, ata ngritën dyshime se veprimi mund të lidhet me mbështetjen publike që njëri prej tyre i ka dhënë protestave të fundit në Shqipëri, duke theksuar se, nëse kjo është arsyeja, do të bëhej fjalë për një cenim të lirisë së shprehjes dhe të standardeve demokratike.

Pas këtij rasti ka reaguar edhe koalicioni VLEN, i cili ka kërkuar përgjigje zyrtare nga autoritetet shqiptare.

“Sot, në pikën kufitare Qafë Thanë, koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Hasim Murtezani, janë ndaluar për rreth një orë pa asnjë shpjegim zyrtar, ndonëse të tre ishin të pajisur me pasaporta diplomatike. Sipas informacioneve të komunikuara jozyrtarisht nga policia kufitare, ndaj tyre ekziston një ndalesë hyrjeje, por asnjë vendim, dokument apo arsyetim nuk u është bërë i ditur”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Koalicioni kërkon nga institucionet e Republikës së Shqipërisë të sqarojnë nëse ekziston një masë e tillë, kush e ka marrë vendimin, mbi çfarë baze ligjore është mbështetur dhe cilat janë arsyet konkrete për një veprim të tillë ndaj zyrtarëve të zgjedhur dhe përfaqësuesve institucionalë.

Në përfundim, VLEN thekson se marrëdhëniet ndërshqiptare duhet të ndërtohen mbi transparencë, respekt institucional dhe komunikim të qartë, e jo mbi ndalesa të pashpjeguara dhe procedura që, sipas tyre, lënë vend për dyshime.

Related

Previous Post

Mbyllet përkohësisht qarkullimi në segmentin Brezovicë–Prevallë, shkak punimet e asfaltimit

Next Post

Begaj nga Lugina e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve, premton mbështetje për të drejtat e tyre

Next Post
Begaj nga Lugina e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve, premton mbështetje për të drejtat e tyre

Begaj nga Lugina e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve, premton mbështetje për të drejtat e tyre

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.