Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

Sonte finalja e madhe e Botërorit 2026, Spanja dhe Argjentina për titullin e kampionit të botës – Messi: Ndjehuni krenarë

Qendra Info by Qendra Info
19/07/2026
in Sport
0
Sonte finalja e madhe e Botërorit 2026, Spanja dhe Argjentina për titullin e kampionit të botës – Messi: Ndjehuni krenarë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bota e futbollit do të ketë sonte sytë nga stadiumi MetLife në New Jersey, ku Spanja dhe Argjentina do të përballen në finalen e madhe të Botërorit 2026. Ndeshja nis në orën 21:00 dhe pritet të shkruajë histori, pasi është hera e parë që këto dy kombëtare takohen në një finale të Kupës së Botës.

Spanja hyn në sfidë si favorite e lehtë, ndërsa Argjentina synon të mbrojë titullin e fituar katër vite më parë dhe të bëhet vetëm kombëtarja e dytë në histori, pas Brazilit, që fiton dy Botërorë radhazi.

Në prag të finales, Lionel Messi u ka drejtuar një mesazh emocional tifozëve argjentinas.

“Çfarëdo që të ndodhë sonte, gjëja më e bukur nuk janë trofetë, por rrugëtimi që kemi bërë gjatë këtyre viteve. Ky grup ka shkruar histori që askush nuk mund ta harrojë. Ndjehuni krenarë. Forca Argjentina!”, thuhet në letrën e kapitenit argjentinas.

Finalja mund të shënojë një tjetër rekord për Messin. Tetë herë fituesi i Topit të Artë pritet të bëhet lojtari i dytë në histori, pas Cafu, që luan në tri finale të Kupës së Botës, ndërsa i pari që i nis të tria si titullar.

Atmosfera në kampin argjentinas është përshkruar si shumë pozitive, me lojtarët që janë shfaqur të relaksuar në stërvitjen e fundit. Ndërkohë, Spanja u detyrua ta anulonte seancën në fushë për shkak të motit të keq me shi dhe rrufe, duke zhvilluar vetëm përgatitje në palestër.

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, hodhi poshtë çdo polemikë para finales, duke theksuar se ka “admirim dhe respekt” për Argjentinën, kur u pyet nëse pret një lojë të ashpër nga kundërshtari.

Përveç lavdisë sportive, fituesi i finales do të arkëtojë 50 milionë dollarë, ndërsa finalistit të mundur do t’i takojnë 33 milionë dollarë. FIFA do të ndajë gjithashtu 30 unaza kampioni, me vlerë rreth 130 mijë dollarë secila.

Ceremonia e ndarjes së trofeut do të jetë gjithashtu historike. Për herë të parë në 96 vjet histori të Kupës së Botës, në podium, krahas presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, do të jetë edhe presidenti amerikan Donald Trump, duke thyer traditën e deritanishme.

Related

Previous Post

Fluks i shtuar në pikat kufitare të Kosovës, pritjet më të gjata në Dheu i Bardhë

Next Post

Zinedine Zidane pritet të marrë drejtimin e Francës, mediat: Nis punën më 1 shtator

Next Post
Zinedine Zidane pritet të marrë drejtimin e Francës, mediat: Nis punën më 1 shtator

Zinedine Zidane pritet të marrë drejtimin e Francës, mediat: Nis punën më 1 shtator

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.