E diela në Kosovo pritet të sjellë mot shumë të nxehtë veror, me temperatura që do të arrijnë kulmin gjatë kësaj fundjave.
Pjesa më e madhe e ditës do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell, ndërsa gjatë pasdites do të ketë vranësira lokale, të cilat mund të zhvillohen në disa zona dhe të sjellin rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë.
Sipas parashikimeve, zhvillimet konvektive do të jenë të pakta dhe të izoluara, kryesisht në zonat kodrinore-malore, ndërsa pjesa më e madhe e territorit do të mbetet me mot të kthjellët dhe të thatë.
Temperaturat do të lëvizin nga 17°C në orët e mëngjesit deri në 37°C gjatë ditës, duke e bërë të dielën një nga ditët më të nxehta të periudhës.

