Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vlora Çitaku kritikon qeverinë: “Serbia po thellon marrëdhëniet me SHBA-në, ndërsa Kosova po mbetet e izoluar”

Qendra Info by Qendra Info
19/07/2026
in Lajme
0
Opozita nuk e mbështet ligjin për çmimet tavan
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke kritikuar qeverisjen aktuale për, siç thotë ajo, përkeqësimin e raporteve me aleatët strategjikë.

Çitaku ka deklaruar se përderisa Kosova prej gjashtë vitesh vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese dhe me marrëdhënie të dëmtuara me partnerët ndërkombëtarë, Serbia po avancon bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas saj, marrëveshja e re për Dialogun Strategjik SHBA–Serbi përfshin fusha të rëndësishme për të ardhmen, si inteligjenca artificiale, energjia, gazi i lëngshëm amerikan (LNG) dhe bashkëpunimi në kërkimet hapësinore.

“Përderisa tash e gjashtë vjet Kosova vazhdon të jetë e izoluar, nën masa ndëshkuese dhe me marrëdhënie të lënduara me aleatët tanë strategjikë, Serbia po e thellon bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka kritikuar gjithashtu qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj partnerëve ndërkombëtarë, duke thënë se vendi ka zëvendësuar, sipas saj, diplomacinë me propagandë dhe partneritetin me konfrontim.

“Dikur Kosova ishte në qendër të vëmendjes së botës demokratike. Sot, për fat të keq, po rrëshqet në periferi të interesimit të qendrave vendimmarrëse ndërkombëtare”, ka theksuar Çitaku.

Ajo ka bërë thirrje për një politikë të jashtme të bazuar në aleanca, besueshmëri dhe koordinim me partnerët strategjikë.

“E ardhmja e Kosovës ndërtohet me aleanca të forta, me besueshmëri dhe me koordinim me partnerët tanë strategjikë, jo me vetëkënaqësi e konfrontim”, ka shkruar Çitaku, duke shtuar se pasojat e një politike të tillë, sipas saj, nuk i bart vetëm një qeveri, por qytetarët dhe e ardhmja e vendit.

Related

Previous Post

Rriten pensionet në Austri nga viti 2027 – lajm i rëndësishëm për mijëra shqiptarë që jetojnë e punojnë atje

Next Post

Mërgata shqiptare përballet me kolona të gjata në kthim nga pushimet, pritje kilometrike në Kroaci dhe kufij

Next Post
Mërgata shqiptare përballet me kolona të gjata në kthim nga pushimet, pritje kilometrike në Kroaci dhe kufij

Mërgata shqiptare përballet me kolona të gjata në kthim nga pushimet, pritje kilometrike në Kroaci dhe kufij

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.